32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Arrestohet 31-vjeçari që goditi punonjësin e Policisë Rrugore gjatë detyrës

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë Rrugore, gjatë detyrës. Ngjarja ka ndodhur më 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”.

Punonjësi i Policisë Rrugore, i cili ishte i planifikuar në shërbim, ka bërë shenjë ndalimi për një automjet, pasi ka vërejtur lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar lëvizjen.

Drejtuesi i automjetit ka tërhequr punonjësin e Policisë për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Pas kësaj, punonjësi ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, ku ka kërkuar dokumentacionin. Shtetasi në fjalë e ka kundërshtuar dhe e ka goditur punonjësin, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas ndalimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe, pas përfundimit të veprimeve procedurale, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, në flagrancë për këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....