23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Arrestohet në Muriqan një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje

Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në pikën kufitare të Muriqanit, në kuadër të masave për parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, është arrestuar Nevrat Ali, një shtetas maqedonas, 51 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja”. Ali u ndalua në daljen e pikës kufitare të Muriqanit, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranë.

Shtetasi Nevrat Ali ishte shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi, pasi më 1 qershor 2023, Gjykata Primare e Shkupit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 51-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...