24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Arrestohet Kryebashkiaku i Stambollit, – Akuza për korrupsion dhe lidhje me terrorizmin

 

Stamboll – Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar nga autoritetet turke pas një bastisjeje në banesën e tij. Ai akuzohet për korrupsion, manipulim tenderash dhe ndihmë ndaj organizatës terroriste PKK. Arrestimi ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, ndërsa partia opozitare CHP e ka cilësuar këtë veprim si një “grusht shteti kundër vullnetit të popullit”.

Sipas mediave turke, qindra forca policore u shfaqën në shtëpinë e Imamoglut, duke e shoqëruar atë në selinë e policisë. Vetë kryebashkiaku ka deklaruar: “Po përballemi me një tirani të madhe, por nuk do të dorëzohem”.

Arrestimi i tij vjen vetëm disa javë pas nisjes së një hetimi mbi vlefshmërinë e diplomës së tij universitare, e cila u anulua nga Universiteti i Stambollit. Kjo mund të ndikojë në të ardhmen politike të Imamoglut, i cili kishte shprehur ambiciet e tij për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit 2028.

Ngjarja ka shkaktuar protesta në Stamboll dhe qytete të tjera, ndërsa mbështetësit e tij akuzojnë qeverinë e Erdoganit për një përpjekje të hapur për të goditur opozitën. CHP ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare dhe ka paralajmëruar se ky është një sulm ndaj demokracisë në Turqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....