24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Kina teston me sukses dronin e parë transportues në botë, TP1000

 

Pekin – Kina ka përfunduar me sukses fluturimin e parë të TP1000, dronit të parë transportues pa pilot në botë. Avioni i avancuar u ngrit në Qingdao, provinca Shandong, dhe pritet të hyjë në shërbim në vitin 2026.

Sipas South China Morning Post, TP1000 ka një kapacitet mbajtës deri në 1 ton dhe një rreze veprimi prej 1000 kilometrash. Me një peshë maksimale ngritjeje prej 3.3 tonësh, ky UAV përfaqëson një zhvillim strategjik për Kinën, e cila po investon në sektorin e “ekonomisë së lartësive të ulëta”, një treg me rritje të shpejtë që përfshin mjetet ajrore nën 3000 metra.

Droni është projektuar kryesisht për përdorim komercial, por ekspertët besojnë se mund të ketë edhe aplikime ushtarake, sidomos në kontekstin e tensioneve midis Kinës dhe Tajvanit. Përdorimi i tij në logjistikën ushtarake do t’i jepte Pekinit një avantazh të rëndësishëm në transportimin e materialeve në distanca të gjata pa rrezikuar pilotët.

Pas fluturimit të parë, i cili zgjati 26 minuta dhe u përfundua me sukses, kompanitë vendase kanë porositur tashmë 30 njësi të TP1000. Tregu i dronëve në Kinë po rritet me shpejtësi dhe pritet të arrijë 1 trilion juanë deri në vitin 2026.

TP1000 pritet të revolucionarizojë transportin ajror, duke hapur mundësi të reja për logjistikën, emergjencat dhe operacionet ushtarake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....