24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Bardhi denoncon Belinda Ballukun në SPAK për aferë korruptive 80 milionë euro

Tiranë – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një dosje voluminoze me prova, duke akuzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për përfshirje në një skemë korrupsioni me vlerë prej 80 milionë eurosh.

Sipas Bardhit, kjo aferë lidhet me blerjen e dy termocentraleve lëvizëse, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të cilat, sipas tij, janë marrë me një çmim të fryrë dhe nuk përmbushin funksionin për të cilin janë blerë.

Akuza ndaj Ballukut: Skema e “Tigrave” dhe shpërdorimi i fondeve publike

Në një deklaratë për mediat, Bardhi theksoi se skandali nisi në tetor 2021, kur qeveria shpalli emergjencën energjetike dhe KESH u autorizua të merrte me qira kapacitete të reja termike. Mirëpo, sipas tij, ky proces është përdorur për të favorizuar një kompani të caktuar, e cila përfitoi miliona euro nga buxheti i shtetit për blerjen e dy termocentraleve që nuk janë funksionalë.

Kjo është një skemë e pastër korrupsioni, e ngjashme me aferën e inceneratorëve. Fondet publike janë shpërdoruar në mënyrë të turpshme, ndërsa qytetarët përballen me çmime të larta të energjisë. SPAK duhet të veprojë menjëherë për të hetuar dhe ndëshkuar përgjegjësit,” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se dosja e dorëzuar në SPAK përmban prova të forta për përfshirjen e Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë në këtë aferë, duke përfshirë dokumente financiare, kontrata dhe transaksione të dyshimta.

SPAK nën presion për të vepruar

Dorëzimi i kësaj dosjeje voluminoze, e cila peshon 11.3 kilogramë, sipas Bardhit, është një test i rëndësishëm për Prokurorinë e Posaçme, e cila ka marrë tashmë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Opozita kërkon një hetim të shpejtë dhe të thelluar, ndërsa akuzon qeverinë për mbrojtje të zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive.

Nga ana tjetër, deri tani, Belinda Balluku nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi akuzat e ngritura ndaj saj.

Ky skandal pritet të thellojë më tej krizën politike në vend, ndërsa qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare janë në pritje të veprimeve të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....