23.8 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Takimi i Ramës me Shtabin Elektoral: Kryeministri pyet ministrin Hoxha nëse është nipi i Enver Hoxhës

Një situatë interesante ndodhi gjatë një takimi të Kryeministrit Edi Rama me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë, ku u shfaq një pyetje e papritur. Rama i drejtoi një pyetje ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me origjinën e tij dhe lidhjet familjare me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Rama e pyeti ministrin:
“Ti je këtu nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej… Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore, edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.”

Në përgjigje, Ervin Hoxha sqaroi:
“Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.”

Por, ai vazhdoi duke theksuar se babai i tij nuk ishte djali i Enver Hoxhës dhe se, në fakt, ai ndante më shumë lidhje me Musine Kokalarin, sesa me Enver Hoxhën:
“Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin.”

Pas kësaj, Rama i përgjigjet me një batutë:
“Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…”

Përgjigjja e Hoxhës ka qenë:
“E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe këtë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.”

Ky dialog mes dy liderëve shërbeu për të hedhur dritë mbi disa spekulime të opozitës, e cila vazhdimisht ka konsideruar Ervin Hoxhën si nip të Enver Hoxhës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....