14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pronari i vr*u gruan, pamje prekëse nga ngjarja tragjike në Vushtrri

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku pronari i një furre buke ka vrarë një punonjëse të tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas deklaratës së Zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:56. Hetimet fillestare tregojnë se dorasi 58-vjeçar, me inicialet A.M., ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare, me inicialet N.H., dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Hetimet për këtë “Vrasje të rëndë” dhe “Vetëvrasje” po vazhdojnë nga hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorisë.

Një ngjarje që ka tronditur qytetarët

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa bashkëshorti i viktimës, i cili mbërriti në vendngjarje, është parë duke vënë duart në kokë nga dhimbja e humbjes së gruas së tij.

Ngjarja e dytë e rëndë brenda 24 orëve në Vushtrri

Ky është rasti i dytë i një vrasjeje në Vushtrri brenda 24 orëve, pasi një ditë më parë një 19-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar, duke rritur ndjeshëm shqetësimin për sigurinë në këtë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SHBA: 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shtëpi

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cheyenne në shtetin Wyoming, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 14-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet...

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...