22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Operacioni i RENEA-s në Shkodër dështon sërish – Eljon Hato i pakapshëm, nën hetim edhe familjarët

Një tjetër operacion i forcave elitare RENEA ka përfunduar pa sukses në përpjekjet për të arrestuar Eljon Haton, i shpallur në kërkim që prej vitit 2023 në kuadër të dosjes së bujshme “Metamorfoza”. Burime nga Policia bëjnë me dije se kontrollet intensive janë zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e Rrethinave, në Shkodër, por Hato nuk është gjetur në asnjë prej vendndodhjeve të kontrolluara.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 deri në 6 persona, ndër ta edhe vëllai i Eljon Hatos, me qëllim mbledhjen e informacionit mbi vendndodhjen e të kërkuarit.

Kjo nuk është hera e parë që RENEA zhvillon aksione për kapjen e Hatos. Më parë janë organizuar operacione të ngjashme në Shkodër dhe Tiranë, por asnjëherë me rezultat pozitiv. Deri më tani mbetet e paqartë nëse operacioni i fundit është dekonspiruar, apo nëse Hato thjesht nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrolleve.

Eljon Hato është një ndër emrat kyç në hetimin “Metamorfoza”, një dosje që lidhet me rrjete të strukturuara kriminale dhe aktivitet të paligjshëm në disa qytete të vendit. Autoritetet mbeten në ndjekje të tij, ndërsa hetimet për ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e mundshëm vijojnë me intensitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...