29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Katër shtetas serbë të arrestuar në Kosovë – dyshohet për lidhje me grupin terrorist të Banjskës

Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas serbë që kishin hyrë në territorin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilët po prezantoheshin si “pelegrinë”, por mbi të cilët rëndojnë dyshime serioze për veprimtari të dyfishtë dhe të rrezikshme.

Sipas raportimeve të “Tëvë1” dhe burimeve zyrtare, të arrestuarit janë:
• Branko Rakic, banues në Mitrovicën e Veriut
• Nemanja Vamokiç, toger i policisë serbe, banues në Novi Sad
• Pavle Kragoviç, me banim në Beograd
• Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë së Serbisë, banues në Mitrovicë të Veriut

Në momentin e arrestimit, Policia e Kosovës gjeti dhe sekuestruan armë të ftohta, përkatësisht dy thika dhe një sëpatë, si dhe një fotografi të tre terroristëve të vrarë në sulmin e Banjskës, të cilin e udhëhoqi Milan Radoiçiq, person i shpallur ndërkombëtarisht si i kërkuar.

Lidhur me këtë zhvillim, Qeveria në detyrë e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, njoftoi se ngjarja e 1 prillit, ku zyra e Postës në Zveçan u sulmua me dy granata dore, së bashku me arrestimet e fundit, ngre alarmin për rritjen e vigjilencës institucionale dhe të sigurisë.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.”

Me urdhër të prokurorit, të katër shtetasit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për përcaktimin e rolit të tyre të mundshëm në akte destabilizuese në veri të vendit pritet të vijojnë.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në kuadër të sigurisë kombëtare të Kosovës, veçanërisht pas sulmit të Banjskës dhe tensioneve të vazhdueshme në veri, ku strukturat ilegale serbe vazhdojnë të paraqesin rrezik për stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...