10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ulqini ngrihet në protestë: “Plazhi i Madh nuk është në shitje” – Banorët kundërshtojnë marrëveshjet me Emiratet

Në vend të festës tradicionale për Ditën e Ulqinit, qytetarët e këtij qyteti bregdetar në jug të Malit të Zi zgjodhën protestën. Me mijëra banorë dolën në rrugë për të kundërshtuar dy marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat, sipas tyre, i hapin rrugën dhënies me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një pasuri natyrore me sipërfaqe mbi 20 milion metra katrorë, ndër plazhet më të mëdha ranore në Evropë.

Protesta u mbajt në një atmosferë të qartë qëndrimi: “Ulqini nuk është në shitje”. Me banderola në duar ku shkruhej “Larg duart nga Plazhi i Madh” dhe “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”, protestuesit kërkuan transparencë dhe përfshirje në vendimmarrje për projekte të kësaj përmase.

Për herë të parë pas tri dekadash pluralizëm, përfaqësues të të gjitha forcave politike lokale, deputetë, liderë partiakë dhe përfaqësues të shoqërisë civile folën me një zë: Plazhi i Madh duhet të mbrohet dhe banorët e Ulqinit duhet të pyeten.

Projekti i shumëdiskutuar, i vlerësuar në mbi 30 miliardë euro, pritet të realizohet nga biznesmeni arab Muhamed Alabar, dhe përfshin ndërtimin e objekteve turistike gjigante, një aeroporti, spitali, dy marinave, dy universiteteve dhe shumë struktura të tjera. Por ndërsa qeveria pretendon për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja pune, shumë zëra e kanë parë këtë si një rrezik të madh për mjedisin, identitetin lokal dhe sovranitetin ekonomik.

Kryeministri Spajiq tashmë ka nisur konsultimet politike për të siguruar miratimin e marrëveshjes në parlament. Deri tani, partia e tij “Evropa Tani” dhe partia Boshnjake janë shprehur pro, ndërsa koalicionet shqiptare kanë deklaruar qartë se nuk do ta mbështesin një marrëveshje që shkon në dëm të Ulqinit dhe banorëve të tij.

“Beteja sapo ka nisur,” deklaruan organizatorët e protestës. Ata paralajmëruan vazhdim të rezistencës, surpriza dhe kundërveprime për të penguar zbatimin e marrëveshjes, duke kërkuar që Plazhi i Madh të mbetet pasuri e përbashkët dhe jo aset i huaj përfitimi.

Ndërsa pritet vendimi përfundimtar i parlamentit, banorët e Ulqinit dhe opinioni publik mbeten me sytë nga Podgorica, në pritje të një vendimi që mund të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e këtij qyteti bregdetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...