29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tedi Blushi: “Shëndetësia falas” është mashtrimi kriminal i Edi Ramës

Tiranë, 7 prill 2025 – Kandidati i Partisë së Lirisë për qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e skuadrës së PL-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar “shëndetësinë falas” si një nga mashtrimet më kriminale dhe më të pabesa të këtyre 12 viteve.

“Qytetarët sot paguajnë 60% më shtrenjtë për ilaçet dhe trajtimin shëndetësor. Ky është rezultati i një mashtrimi që nuk vetëm ka shkatërruar besimin, por ka dëmtuar direkt jetën dhe xhepat e shqiptarëve”, deklaroi Blushi.

Ai e cilësoi aleancën e re opozitare “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” si një shpresë të re që do të sjellë reformë të thellë dhe të vërtetë në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, kjo aleancë ka një platformë të qartë:
• Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët
• Rimbursim nga 50% deri në 90% i ilaçeve
• Rritje e listës së barnave të rimbursueshme
• Mbulim të plotë nga shteti për ilaçet e sëmundjeve tumorale
• Krijimi i një Instituti të Pavarur të Tumoreve, i shkëputur nga QSUT
• Anulimi i koncesioneve korruptive në shëndetësi
• Rritje e buxhetit për shëndetësinë nga 2.1% në 3% të PBB brenda mandatit të parë

Ne nuk bëjmë premtime, ne ofrojmë zgjidhje konkrete. Do të ndërtojmë një sistem shëndetësor që nuk ndëshkon të sëmurët, por i mbron ata. Qytetarët nuk do të jenë më viktimë e koncesioneve apo interesave të klientelës politike,” përfundoi Blushi.

Deklaratat e tij u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, ndërsa vetë Partia e Lirisë synon të jetë një faktor kyç në ndërtimin e një mazhorance të re pas 11 majit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...