12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zgjedhjet e 11 majit: Pjesëmarrja, votat dhe formula që vendos fatin e mandateve

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë një trupë zgjedhore prej 3.7 milionë qytetarësh me të drejtë vote. Por në praktikë, një pjesë e konsiderueshme e këtij numri ndodhet në emigracion prej dekadash dhe, ndonëse figuron në regjistrin civil, është vetëm nominalisht pjesë e elektoratit.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, numri i votuesve të regjistruar ishte 3.59 milionë, por pjesëmarrja rezultoi rreth 46%. Kjo do të thotë se, mesatarisht, rreth 12 mijë votues sollën në Kuvend një deputet. Megjithatë, për shkak të votave të pavlefshme dhe atyre që shkuan për subjekte që nuk fituan mandate, të katër partitë që siguruan përfaqësim parlamentar morën mesatarisht 11 mijë vota për një mandat.

Formula e shpërndarjes së mandateve, e njohur si D’Hondt, favorizon partinë më të madhe në çdo qark zgjedhor. Kështu, në vitin 2021:
• Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj me rreth 10.400 vota për deputet,
• Partia Demokratike fitoi 59 mandate me mesatarisht 10.600 vota për mandat,
• Partia Socialdemokrate fitoi 3 mandate me rreth 11.800 vota për secilin,
• Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim – sot Partia e Lirisë – mori vetëm 4 mandate, ndonëse grumbulloi 108 mijë vota, me një mesatare të lartë prej 27 mijë votash për mandat.

Këto shifra theksojnë pabarazitë që krijon formula aktuale, sidomos për partitë më të vogla.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, sërish mbetet e paqartë sa vota do të nevojiten për të fituar një mandat, pasi gjithçka varet nga pjesëmarrja, një faktor gjithnjë më i paparashikueshëm. Shqipëria po përjeton ndryshime të mëdha demografike. Censi i vitit 2023 gjeti rreth 500 mijë banorë më pak në krahasim me Censin e vitit 2011. Kjo përkthehet në një rënie mesatare vjetore prej rreth 40 mijë banorësh dhe një rënie të elektoratit me rreth 30 mijë vetë në vit.

Ndërmjet zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, kjo do të thotë se Shqipëria mund të ketë humbur afërsisht 120 mijë votues aktivë. Megjithatë, mungesa e të dhënave të detajuara bën që të mos mund të përcaktohet me saktësi nëse kjo rënie ka ndodhur njëtrajtësisht përgjatë katër viteve, apo ka pasur periudha me emigrim më të lartë.

E gjithë kjo e bën rezultatin përfundimtar edhe më të ndikuar nga detajet e pjesëmarrjes dhe shpërndarjes së votës. Çdo votë në këto zgjedhje mund të peshojë më shumë se zakonisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...