28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Trump: “Jam krenar që mbroj punëtorët amerikanë, jo Wall Street”

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se vendimet për vendosjen e tarifave ndaj vendeve të tjera kanë qenë të duhura dhe të nevojshme për mbrojtjen e interesave amerikane.

Gjatë një darke të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Kongresit Republikan, Trump u shpreh se këto masa kanë synuar të mbrojnë punëtorët amerikanë dhe klasën e mesme, duke kundërshtuar interesat e elitave financiare dhe aktorëve të huaj.

Jam krenar që jam presidenti për punëtorët, jo për të huajt, jo për Wall Street; që mbron klasën e mesme, jo klasën politike; dhe që mbron Amerikën, jo mashtruesit e tregtisë në të gjithë globin,” u shpreh Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur tregjet financiare amerikane po përjetojnë luhatje të ndjeshme. Aksionet në Wall Street pësuan sërish rënie të martën, duke shtuar humbjet e ndjeshme të regjistruara gjatë javës së kaluar.

Pavarësisht reagimeve të ndryshme në skenën ndërkombëtare dhe ndikimit në tregjet financiare, Trump vazhdon të mbrojë politikat e tij proteksioniste si një strategji për të forcuar ekonominë kombëtare dhe për të rritur fuqinë punëtore amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...