31.9 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Identifikohet gruaja e plagosur nga të shtënat në fshatin Sulaj të Fierit

Një grua është plagosur sot në fshatin Sulaj të Fierit, pas një sulm me armë zjarri. Shtetasja Suzana Merrnica, 50 vjeçe, ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ajo po lëvizte me motor bashkë me të birin në momentin kur janë dëgjuar të shtënat.

Policia e Fierit ka bërë me dije se autorët e dyshuar të plagosjes janë Afrim Cimili dhe Ali Cimili (babë e bir), banues në fshatin Dërmënas, të cilët janë shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në “Mbikalimin e Dërmënasit”, dhe ende nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat.

Në kuadër të hetimeve, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit, si dhe janë intensivuar kontrollet në akset “Fier-Vlorë” dhe “Fier-Lushnjë”. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...