19.5 C
Tiranë
Tuesday, July 29, 2025
spot_img

Horoskopi ditor, e Premte, 11 Prill 2025

♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Sot mund të përballeni me disa konflikte me partnerin, por është e rëndësishme të tregoheni të duruar dhe të ruani qetësinë. Tensionet do jenë kalimtare. Beqarët do kenë dëshirë të takojnë dashurinë dhe, me pak përpjekje, mund ta gjejnë atë. Financat do përmirësohen falë kujdesit tuaj në menaxhimin e shpenzimeve. 

♉ Demi (20 Prill – 20 Maj)
Do i vini kapak njëherë e mirë të kaluarës dhe do filloni çdo gjë nga e para. Nëse jeni në një lidhje, do diskutoni me partnerin për të bërë disa ndryshime të mëdha. Beqarët mund të takojnë disa persona, por diferencat e mëdha në moshë mund t’i bëjnë të hezitojnë për të hedhur hapa më tej. Në punë do jeni të frymëzuar dhe të motivuar, duke hedhur hapa përpara. Financat kërkojnë kujdes, pasi mund të shpenzoni pa menduar.

♊ Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Ditë premtuese për çiftet; fati do ju ndihmojë dhe mjedisi do jetë harmonik. Beqarët do kenë mundësi të takojnë dashurinë. Financat nuk do kenë shumë fat, por as surpriza të këqija; menaxhoni mirë buxhetin dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. 

♋ Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Për çiftet, nuk do ketë probleme në dashuri. Josheni më shumë partnerin dhe krijoni një ambient romantik në mbrëmje. Beqarët do tërhiqen nga dikush i shenjës së Peshqve, të cilin e njohin prej kohësh. Financat do kenë fat, por kjo nuk do të thotë që të gjitha problemet financiare do zgjidhen sot. 

♌ Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Çiftet do kenë një ditë me shumë tension, por edhe me shumë pasion. Fillimisht mund të ketë mosmarrëveshje, por në fund të ditës gjithçka do rregullohet. Beqarët pritet të kenë një ditë të veçantë me emocione të forta. Financat do jenë të qëndrueshme; bëni shpenzime, por gjithmonë duke pasur kujdes me buxhetin. 

♍ Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Pas një periudhe të vështirë në dashuri, më në fund do gjendeni para një ndryshimi pozitiv. Do ndiheni më të lirë dhe më të lumtur. Beqarët do përjetojnë emocione të forta, pasi dashuria do trokasë në zemrat e tyre. Në punë, duhet të punoni më shumë për të realizuar objektivat profesionale. 

♎ Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Sot duhet të shpenzoni më shumë kohë për dashurinë. Organizoni një darkë romantike me partnerin. Beqarët do kenë disa takime sharmante dhe do argëtohen me personat që do takojnë. Financat do përmirësohen; disa para do ju vijnë papritur. Kujdes, mos merrni shumë rreziqe mbi supe. 

♏ Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita e sotme paralajmëron për transformime të thella. Diçka brenda jush është duke ndryshuar. Në dashuri, lërini pas frikën nga kontrolli: kush ju do, qëndron. Në punë, nxirrni në pah zgjuarsinë tuaj: do të dini të gjeni zgjidhje atje ku të tjerët shohin vetëm pengesa. 

♐ Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të jetë një ditë e frymëzuar: lëreni hapësirë për gjithçka që ndez zemrën tuaj. Në dashuri, thyeni rregullat dhe ndiqni intuitën. Në punë, mund të guxoni – por me mençuri. 

♑ Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Horoskopi i Paolo Fox për nesër flet për rrënjë të thella dhe hapa konkretë. Një e premte konstruktive, ideale për të rregulluar dokumente apo për të planifikuar investime. Në dashuri, keni nevojë për siguri: kërkoni biseda të ndershme. 

♒ Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Mjaft socialë, sot nuk do e keni të vështirë të krijoni miqësi të reja. Do ndiheni plot hare e gëzim. Nëse jeni në një lidhje, do jeni më demonstrues dhe do arrini ta bëni partnerin të dashurohet edhe më shumë me ju. Beqarët pritet të kenë një ditë të veçantë dhe me emocione të forta. Financat do jenë të qëndrueshme; bëni shpenzime.

♓ Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Sot do ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht dhe do kërkoni përkëdheli dhe siguri emocionale. Nëse jeni në një lidhje, partneri mund të mos i kuptojë menjëherë këto nevoja, ndaj tregohuni të hapur në komunikim. Beqarët do jenë tërheqës dhe do kenë mundësi për një lidhje të re, por duhet të jenë të kujdesshëm që të mos idealizojnë shumë personin përballë. Në punë, intuita ju udhëheq saktë – besojini ndjesive. Financat kërkojnë maturi, sidomos nëse mendoni të bëni një investim të madh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...

Trup i pajetë në Liqenin e Shkodrës, dyshohet vetëvrasje

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ujërat e liqenit. Policia njofton...

Treni I pasagjerëve del nga shinat në Gjermani, disa viktima dhe të plagosur

0
Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Baden-Württemberg të Gjermanisë, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat duke shkaktuar...

Azerbajxhan – Dënimi i aktivistit ndez zemërimin kundër BE-së

0
Arrestimi dhe dënimi me 15 vite burg për “tradhti të lartë” i Bahruz Samadov, një student doktorature 30-vjeçar dhe aktivist i njohur për paqe...