33.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Kapet me mbi 8 kg kokainë në Itali, arrestohet i riu shqiptar në Parma

Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e Guardia di Finanza në Parma të Italisë, pasi u kap me mbi 8 kilogramë kokainë, të fshehur me kujdes në makinën që po drejtonte.

Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi pranë kryqëzimit të autostradës në Parma, ku i riu, banues në Langhirano, u ndalua për kontroll rutinë. Gjatë procedurës së identifikimit, ai shfaqi sjellje të dyshimta dhe nervozizëm, çka shtyu efektivët të thellonin verifikimet.

Kontrolli i imtësishëm i automjetit zbuloi një mbulesë tapeti të modifikuar posaçërisht, që nuk përputhej me pajisjet origjinale të makinës. Brenda këtij ndërtimi të improvizuar u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës, e cila dyshohet se ishte destinuar për tregun lokal të drogës.

Shqiptari ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ai është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të narkotikëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...