24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Hungaria miraton ndryshime drastike kushtetuese: Ndalohen manifestimet LGBTQ+

 

Budapest, 14 prill 2025 – Parlamenti hungarez ka miratuar një paketë të gjerë amendamentesh kushtetuese që ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë vendit. Me 140 vota pro dhe 21 kundër, ndryshimet ligjore synojnë ndalimin e manifestimeve publike LGBTQ+, kufizimin e njohjes së identiteteve transgjinore dhe interseksuale, si dhe legalizimin e përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës për gjurmimin dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve në protesta.

Sipas amendamenteve të reja, “të drejtat e fëmijëve për zhvillim moral, fizik dhe shpirtëror” vendosen mbi çdo të drejtë tjetër themelore – përveç së drejtës për jetën – duke përjashtuar kështu edhe të drejtën për tubim paqësor në rastet që cenojnë këto parime të përcaktuara nga shteti.

Në tekstin e miratuar, përcaktohet qartë edhe definicioni biologjik i seksit: “Seksi i një personi në lindje është një karakteristikë biologjike dhe mund të jetë mashkull apo femër”, çka e bën të pamundur ndryshimin ligjor të gjinisë dhe organizimin e aktiviteteve që bien ndesh me “vlerat tradicionale” të shpallura nga qeveria.

Një tjetër aspekt kontrovers është lejimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës për identifikimin dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve në protesta. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar këtë si një hap drejt shtetit totalitar, duke ngritur shqetësime të mëdha për shkeljen e privatësisë dhe të drejtave themelore civile.

Ndryshime u bënë edhe në ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. Tani kërkohet shumica e dy të tretave të parlamentit për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme përtej 30 ditëve, me një kufi maksimal deri në 180 ditë. Këto masa vijnë në një kohë të tensionuar politike dhe janë interpretuar nga opozita si përpjekje për të konsoliduar më tej pushtetin ekzekutiv të qeverisë së kryeministrit Viktor Orbán.

Gjithashtu, ndryshimet e reja japin mundësi për pezullimin e shtetësisë hungareze për shtetasit me dy nënshtetësi, nëse vlerësohet se ata përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Masa mund të zgjasë deri në 10 vjet dhe përfshin dëbimin nga territori për banorët përkatës.

Votimit i parapriu një protestë e tensionuar brenda parlamentit, ku deputetët e opozitës tentuan të pengonin hyrjen e ligjvënësve të mazhorancës. Protesta të tjera u zhvilluan paralelisht edhe në disa zona të kryeqytetit Budapest, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, kanë reaguar ashpër, duke paralajmëruar se Hungaria po largohet gjithnjë e më shumë nga standardet demokratike të Bashkimit Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...