16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Atentati në Tiranë – Zbulohen detaje të reja: Tre autorë të dyshuar, pista e ngatërrimit të shënjestrës merr formë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një automjet luksoz tip G-Class u qëllua me breshëri plumbash në lëvizje.

Sipas burimeve nga hetimet, dyshohet se autorët kanë qenë tre persona të armatosur, që ndodheshin brenda një automjeti tip fuoristradë. Pas atentatit, ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që policia nuk ka ende asnjë gjurmë konkrete për kapjen e tyre.

Hetuesit kanë nisur analizën e kamerave të sigurisë në zonë dhe janë fokusuar në identifikimin e automjetit të autorëve. Megjithatë, asnjë pistë e qartë nuk ka dalë ende në dritë, dhe një nga skenarët më të mundshëm që po shqyrtohet është ngatërrimi i shënjestrës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të rinjtë që ndodheshin brenda mjetit të qëlluar janë tronditur rëndë nga ngjarja dhe kanë dhënë deklarimet e para. Ata kanë mohuar të kenë pasur ndonjë konflikt, qoftë të mëparshëm apo të ditës së ngjarjes.

Gjithashtu, asnjë prej personave në automjet – përfshirë edhe shoferin – nuk ka precedent penal apo përfshirje në ngjarje kriminale, çka i jep më shumë peshë dyshimit për sulm të gabuar apo atentat të ndodhur për shkak të ngjashmërisë së makinës me një objektiv tjetër.

Ngjarja ka tronditur zonën dhe opinionin publik, ndërkohë që policia dhe prokuroria vijojnë hetimet në disa pista të ndryshme, për të zbardhur autorësinë dhe motivin e atentatit.

Në vijim pritet që autoritetet të japin një deklaratë zyrtare për progresin e hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...