25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Operacioni “Last Night” në Gjirokastër: Dy të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Gjirokastrës njoftoi për finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Last Night”, që çoi në arrestimin e dy personave të dyshuar për shfrytëzim të prostitucionit në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, Roberto Leka, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Kristo Duraku, 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë, janë ndaluar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit, kryer në bashkëpunim”, pasi rezulton se shfrytëzonin një 26-vjeçare nga Berati për prostitucion në qytete të ndryshme të vendit.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë për “moskallëzim krimi”, ndërkohë që gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm si dhe 6 celularë, që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe organizim të veprimtarisë kriminale.

Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Policia bëri të ditur se hetimet për këtë rast vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale dhe për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...