16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Vlorë/Robert Pekmezi, i arrestuar përsëri pas një grabitjeje, shkel masën e sigurisë

Shprehja popullore “vesi del me shpirtin” ka gjetur vend tek Robert Pekmezi, një 53-vjeçar nga Vlora, i cili, edhe pse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një vjedhje të mëparshme, nuk ka hezituar të kryejë një tjetër grabitje.

Disa ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, Pekmezi ka thyer masën e sigurisë dhe është nisur për të vjedhur një kamionçinë. Plani i tij duket se ka ecur mirë, pasi ai ka arritur të merrte në makinë një biçikletë, një palë shkallë alumini dhe një kapak kazani rakie. Megjithatë, arratisja e tij është penguar nga një problem me makinën, e cila u fik në mes të rrugës dhe nuk e çoi në destinacionin e planifikuar.

Punonjësit e policisë kanë gjetur makinën e braktisur në afërsi të një karburanti, ku gjithashtu është gjetur edhe Pekmezi, i cili dyshohet se kishte konsumuar alkool. Përveç akuzës për vjedhje, ndaj tij është ngarkuar edhe akuza për drejtim mjeti pa leje, pasi ai nuk ka patentë.

Në deklarimet e tij për policinë, Pekmezi ka shpjeguar se, të dehur, ka dalë nga banesa dhe është nisur për në fshatin Nartë, ku ka parë kamionçinën të braktisur dhe e ka marrë. Pavarësisht kërkesës për mëshirë, gjykata vendosi ta kthejë në burg 53-vjeçarin, duke i shtuar kështu një tjetër veprim të paligjshëm në dosjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...