17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Zvicra: Arrestohen Dy Shqiptarë me 30 kg Kokainë në Ticino

Autoritetet zvicerane kanë ndërhyrë në një operacion të madh për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës, duke arrestuar dy shtetas shqiptarë. Sipas mediave të huaja, dy të arrestuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar, u kapën me 30 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin me të cilin po udhëtonin në zonën e Ticinos.

Operacioni u realizua nga Zyrën Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC), e cila ndaloi dy shqiptarët dhe gjeti ngarkesën e kokainës. Hetimi i koordinuar nga prokurori publik i Ticinos, Luca Losa, synon të zbulojë origjinën dhe rrugëtimin e drogës.

Sipas hetimeve fillestare, droga nuk ishte e destinuar për tregun zviceran, por për disa shtete të tjera të Europës. Të arrestuarit u morën në pyetje dhe akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët. Hetimet për këtë çështje janë ende në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...