25.9 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Dusan Vlahovic jashtë ndeshjes me Monzën, Juventusit i mungon sulmuesi kryesor

Juventusi do të duhet të përballet pa Dusan Vlahovic në ndeshjen e fundjavës kundër Monzës, pasi sulmuesi serb ka pësuar një mbingarkesë muskulore në rectus femoris të kofshës së djathtë.

Në një njoftim zyrtar, klubi bardhezi bëri me dije se dëmtimi është pasojë e ndeshjes së fundit ndaj Parmës dhe pas kontrolleve mjekësore të kryera në J Medical, është vlerësuar se rikuperimi i lojtarit do të zgjasë 7 deri në 10 ditë.

Kjo do të thotë se Vlahovic nuk do të jetë i gatshëm për sfidën në “Allianz Stadium” ndaj Monzës këtë të diel. Stafi mjekësor i Juventusit do të përqendrohet në përgatitjen e tij për të qenë gati për ndeshjen vendimtare më 4 maj ndaj Bolognës në “Dall’Ara” – një përballje kyçe në garën për kualifikimin në Champions League.

Artikulli paraprak
Kurti: Takimi i Patriarkut serb me Putinin, rrezik për rajonin – nuk është diplomaci fetare, por partneritet autoritar Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj takimit të zhvilluar më 22 prill mes Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit rus Vladimir Putin në Kremlin, duke e cilësuar këtë takim si një partneritet strategjik mes regjimeve autoritare dhe jo thjesht një akt diplomacie fetare. Në një postim në platformën X, Kurti e përshkroi takimin si “shqetësues” dhe tha se Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur historikisht një rol aktiv politik në rajon. Ai theksoi se deklaratat e Porfirije nxisin rreshtimin e Serbisë me Rusinë dhe kërcënojnë stabilitetin në Ballkan. “Patriarku bëri thirrje për një rreshtim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse, duke thënë se ‘varka e vogël serbe duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse’,” shkroi Kurti. Ai gjithashtu vuri në dukje se deklaratat e Porfirije vijnë pak ditë para vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Moskë, ku pritet të marrë pjesë më 9 maj në kremtimin e Ditës së Fitores. Kjo vizitë është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, në një kohë kur Perëndimi kërkon që vendet e rajonit të qëndrojnë larg ndikimit rus. Deklaratat e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi varet nga pozicioni global i Rusisë, janë cilësuar ndërhyrje të papranueshme dhe destabilizuese. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e quajti retorikën e Porfirije “cenim të sovranitetit” të Kosovës dhe “nxitje përçarjeje në rajon”. Reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga Mali i Zi, ku deklaratat janë cilësuar si të papërshtatshme dhe të rrezikshme për paqen në Ballkan.
Artikulli tjetër

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...