25.3 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Ina Zhupa në Sarandë: “Qeveria po shpopullon vendin, më 11 maj do marrë përgjigjen”

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Sarandës, Ina Zhupa, zhvilloi sot një takim me demokratët e zonës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në një fjalim të zjarrtë, Zhupa theksoi se shqiptarët po përballen me kërcënimin e shpopullimit dhe korrupsionit, duke akuzuar qeverinë për kapjen e burimeve natyrore dhe përjashtimin e qytetarëve nga pasuritë e vendit.

“Deti, nga qytetarët, po bëhet ekskluzivitet i oligarkëve. Ky është një vend i bekuar nga Zoti dhe është ndëshkuar nga një qeveri grabitëse,” u shpreh Zhupa.

Duke iu referuar një shprehjeje të përdorur në Sarandë – “ik se do të jap një pesë” – Zhupa e përdori si simbolikë për të sulmuar qeverinë, duke e cilësuar “numrin pesë” si kërcënim për qytetarët.

“Ata janë kërcënim për shqiptarët, janë dhunues për shqiptarët, janë shpopullues për shqiptarët dhe do ta marrin përgjigjen e merituar në 11 Maj, nga njishat nga ju,” tha Zhupa para mbështetësve të saj.

Kandidatja e PD-së deklaroi se partia e saj ka një ndër programet më të mira që është ofruar ndonjëherë dhe u zotua për një qeverisje me vlera, duke u fokusuar te tradita, atdhedashuria dhe dinjiteti.

“Ne jemi njerëz të lidhur me traditën, jemi njerëz atdhetarë, jemi njerëz me dinjitet, jemi njerëz që e duam dhe do të punojmë për një Shqipëri madhështore,” përfundoi Ina Zhupa, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime për të sjellë ndryshimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...