29.4 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Sondazh/ Zgjedhjet e 11 majit: PS drejt fitores, opozita e fragmentuar, Basha dhe të rinjtë surprizojnë

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, partitë politike kanë ndezur motorët dhe sondazhet e brendshme zbulojnë një panoramë të re të forcave politike në Shqipëri. Sipas burimeve nga të dy kampet politike, Partia Socialiste e Edi Ramës pritet të fitojë me 47% deri në 50% të votave, duke siguruar 71 deri në 76 mandate, mjaftueshëm për të qeverisur pa nevojën e një koalicioni.

Nga ana tjetër, koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndodhet në vështirësi, me 24%-30% të votave dhe 27-30 mandate. Një tjetër surprizë e madhe është rikthimi i Lulzim Bashës, i cili me “Koalicionin Euroatlantik” pritet të marrë 16%-25% të votave dhe të sigurojë 12-15 mandate, duke sfiduar parashikimet dhe duke ripërtërirë pozitat e tij politike.

Fragmentimi i skenës opozitare vazhdon më tej me Agron Shehajn, i cili me partinë “Mundësia” pritet të fitojë 5%-7 mandate. Po ashtu, Arlind Qori me “Lëvizjen Bashkë” arrin 4-6 mandate, duke treguar një rritje të qëndrueshme.

Në skenën politike hyjnë gjithashtu emra të rinj si Adriatik Lapaj dhe Tom Doshi, të cilët pritet të sigurojnë nga 2-3 mandate secili me koalicionet dhe partitë e tyre përkatëse.

Kjo panoramë e fragmentuar në opozitë tregon se përplasjet dhe fraksionet janë thelluar: PD-ja zyrtare ndodhet në krizë të thellë, Berisha nën presion ligjor, ndërsa Basha rikthehet në lojë. Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia e lindjes së një opozite të re, të ndarë në disa fraksione.

Në këtë kuadër, Edi Rama sheh një shans të ri për të çuar përpara agjendën e tij të integrimit europian, ndërsa gara politike duket më e hapur dhe më e paparashikueshme se kurrë.

Detajet e sondazheve:
• Partia Socialiste (Edi Rama): 47%–50% e votave, 71–76 mandate
• Aleanca për Shqipërinë Madhështore (Sali Berisha): 24%–30% e votave, 27–30 mandate
• Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha): 16%–25% e votave, 12–15 mandate
• Partia Mundësia (Agron Shehaj): 5% e votave, 5–7 mandate
• Lëvizja Bashkë (Arlind Qori): 3.5% e votave, 4–6 mandate
• Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj): 1.5% e votave, 2–3 mandate
• Partia Social Demokrate (Tom Doshi): 1.5% e votave, 2–3 mandate
• Të tjera: 1.5% e votave

Renditja e subjekteve në fletën e votimit:
1. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (Sali Berisha)
2. Partia Lëvizja Bashkë (Arlind Qori)
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
5. Partia Socialiste (Edi Rama)
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj)
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare (Elena Kocaqi)
8. Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku)
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim (Dashamir Shehi, Enkelejd Alibeaj)
10. Partia Mundësia (Agron Shehaj)
11. Partia Social Demokrate (Tom Doshi)

Zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një provë vendimtare për të ardhmen politike të vendit, me qytetarët që përballen me një ofertë të gjerë formacionesh politike dhe një skenë më të fragmentuar se kurrë më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...