18.8 C
Tiranë
Monday, September 28, 2026

Berisha forcon aleancën me Belerin dhe PBDNJ në Vlorë, mes kritikave dhe polemikave

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe eurodeputeti grek Fredi Beleri, po zhvillojnë një fushatë të përbashkët intensive në qarkun e Vlorës, duke konsoliduar aleancën e tyre politike.

Në një drekë miqësore pas mitingut elektoral në Himarë, Berisha u shfaq në shoqërinë e Belerit dhe stafit të tij grek, larg strukturave lokale të PD-së në Shqipëri. Kjo drekë simbolike konfirmon edhe një herë lidhjet e ngushta mes tyre, pavarësisht se Beleri është tashmë eurodeputet në Greqi dhe i dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor në Shqipëri.

Berisha, gjatë fjalës së tij në Himarë dhe më pas në Sarandë, e ka lavdëruar Belerin si simbol të rezistencës ndaj arrestimit dhe burgosjes, duke shmangur çdo kritikë mbi akuzat e mëparshme ndaj tij për thirrje antishqiptare dhe ngjarjet e ndjeshme si masakra e Peshkëpisë në 1994.

Në këto zgjedhje, Berisha ka zyrtarizuar gjithashtu një aleancë me PBDNJ-në e drejtuar nga Vangjel Dule, i cili kandidon për deputet në Vlorë. Kjo afrim politik mes Berishës, Belerit dhe Dules shihet si një përpjekje për të fituar sa më shumë terren në një zonë delikate si Vlora, megjithë polemikat e shumta që kanë shoqëruar këtë bashkëpunim.

Pavarësisht kritikave të brendshme dhe atyre publike, Berisha dhe Beleri po e ndërtojnë fushatën e tyre mbi idenë e “qëndresës” dhe “dinjitetit kombëtar”, duke shpresuar në një rezultat pozitiv më 11 maj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...