18.8 C
Tiranë
Monday, September 28, 2026

Tiranë – Dhunuan djalin e ish-deputetit Mhill Fufi, procedohet një 38-vjeçar. Policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për përfshirje në dhunimin e Krist Fufit, djalit të ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 prillit, në një rezidencë në zonën e Farkës.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me inicialet K. S., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun 19-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital për shkak të plagëve të marra.

Hetimet paraprake tregojnë se disa persona, të cilët kanë mbërritur me një automjet pranë lokalit ku ndodhej Krist Fufi, kanë marrë nga bagazhi shkopinj dhe mjete të tjera të forta, dhe më pas kanë hyrë në ambientet e brendshme për ta kërkuar. Pasi e kanë gjetur, e kanë goditur brutalisht, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

Ndërkohë, dyshohet se një nga autorët ishte i armatosur me armë zjarri, megjithatë nuk ka prova që ajo të jetë përdorur gjatë incidentit.

Policia e Tiranës vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...