16.9 C
Tiranë
Monday, September 28, 2026

Gjergji Nika me akuza të forta ndaj PS në Vlorë: “Tradhtuan interesat e qytetarëve, më 11 maj duhet të ndëshkohen me votë”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Gjergji Nika, ka dalë me një qëndrim të fortë publik, duke akuzuar hapur figurat kryesore të Partisë Socialiste për tradhti ndaj interesave të qytetarëve të Orikumit, Rradhimës, Tragjasit dhe Dukatit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, Nika solli në vëmendje tri raste të rënda abuzimi dhe mashtrimi, duke përmendur me emra përgjegjësit:
• Vullnet Sinaj, deputeti aktual, i cili sipas Nikës, votoi në parlament për marrjen e ujit të 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për t’ua dhënë oligarkëve.
• Endri Hyseni, kandidati për deputet, që miratoi dhënien e 840 hektarëve tokë në Kaninë për instalimin e paneleve fotovoltaike, pavarësisht kundërshtimit të pronarëve dhe banorëve të zonës.
• Damian Gjiknuri, ish-ministër dhe deputet, i cili në vitin 2018 premtoi zgjidhjen e problemeve të energjisë në zonë, premtim që pas shtatë vitesh, sipas Nikës, ka rezultuar i pabesë, ndërkohë që mungesa e energjisë vazhdon të dëmtojë edhe sot zonën turistike.

Sipas kandidatit të Koalicionit Euroatlantik, këto janë shembuj të qartë të një modeli keqqeverisjeje dhe mashtrimi, të cilin ai i bën thirrje qytetarëve ta ndëshkojnë me votë më 11 maj.

Në mesazhin e tij, Nika shkruan:

“Të nderuar qytetarë të Orikumit, Rradhimës, Tragjasit dhe Dukatit! Çdo ditë zbulohet një tjetër gënjeshtër. Është koha t’u japim fund pasigurisë, të çlirojmë ekonominë dhe të rikthejmë besimin te qytetarët! Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...