23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Presidenti Libanez kërkon ngs SHBA të ushtrojnë presion ndaj Izraelit pas sulmit në Bejrut

Presidenti libanez, Joseph Aoun, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si garantues të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar menjëherë sulmet ajrore pas një goditjeje izraelite në sektorin jugor të Bejrutit.

Në një deklaratë të tij, Aoun dënoi sulmin e Izraelit dhe theksoi se SHBA dhe Franca duhet të mbajnë përgjegjësinë dhe të sigurojnë që Izraeli të ndalojë agresionin. Ai paralajmëroi se veprimet e Izraelit për të minuar stabilitetin mund të përshkallëzojnë tensionet dhe rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Sulmi izraelit ka goditur një depo të Hezbollahut në Bejrut, ku besohej se mbaheshin raketa precize që përbënin kërcënim për sigurinë e Izraelit. Ushtria izraelite realizoi goditjen pas një urdhri nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Katz. Një shpërthim i fuqishëm goditi ndërtesën, duke ndodhur menjëherë pas njoftimit për evakuimin e banorëve nga zona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...