23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Policia procedon dy persona për sherrin në Lundër ku dhunua djali i ish-deputetit Fufi

Policia ka proceduar penalisht dy persona të përfshirë në një sherr që ndodhi më 25 prill 2025, në një residencë në Lundër. Sipas njoftimit të policisë, D. D., 37 vjeç, dhe A. L., 38 vjeç, u proceduan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se janë përfshirë në konfliktin që ndodhi në rezidencën “Long Hill” në Farkë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit demokrat Mëhlli Fufi, është dhunuar me sende të forta nga D.D dhe A.L. Sherri ka shpërthyer pas një konflikti verbal, që ka nisur kur Kristi Fufi kishte liruar gomat pranë vendit ku po qëndronin Kliton Sulçe dhe dy djemtë e tjerë. Pas sherrit verbal, grupi i djemve ka shkuar në lokalin ku po qëndronte Kristi dhe më pas e kanë dhunuar.

Tashmë, hetimi është në vazhdim, ndërkohë që dy të dyshuarit janë proceduar penalisht për veprat e kryera. Dy të tjerët, Kliton Sulçe dhe një person tjetër, po hetohen në gjendje të lirë.p

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...