23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Zgjedhjet e 11 Majit: Njësia 10 dhe Bashkia Vorë do të votojnë elektronikisht

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025, banorët e njësisë administrative nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë do të votojnë përmes pajisjeve elektronike, duke shmangur përdorimin e fletëve tradicionale të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se këtë të hënë, në orën 11:30, do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI). Pajisjet PEI do të përdoren gjatë procesit të votimit për të identifikuar zgjedhësit dhe për të simuluar fazat e hapjes, mbylljes dhe verifikimit të votuesve në ditën e zgjedhjeve.

Testimi do të mbahet në Magazinën e KQZ-së në Vaqarr, ndërsa Komisioni ka ftuar të marrin pjesë përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile dhe medias.

KQZ thekson se synon garantimin e transparencës dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor përmes përdorimit të teknologjisë moderne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...