23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

A janë vërtet të gjitha frutat dhe perimet të mira për trupin tuaj?

Të gjithë kemi dëgjuar se frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina, fibra dhe përbërës të tjerë të dobishëm për forcimin e sistemit imunitar. Por çfarë ndodh nëse mësoni se disa prej tyre, nëse konsumohen në sasi të mëdha, mund të mos jenë aq të mira për trupin tuaj – sidomos kur përpiqeni të humbni peshë?

Merrni për shembull bananet. Ato janë të pasura me kalium, një mineral thelbësor për trupin e njeriut, por gjithashtu përmbajnë shumë niseshte, e cila mund të ngadalësojë procesin e rënies nga pesha. E njëjta gjë vlen edhe për bizelet e gjelbra. Prandaj, nëse synoni të humbni kilogramë, rekomandohet të shmangni frutat dhe perimet me shumë niseshte dhe të zgjidhni opsione më të lehta, si perimet jeshile, kërpudhat, panxharin dhe shpargun.

Një tjetër “kurth” i padukshëm është kokosi. I njohur për shijen e tij të ëmbël dhe tropikale, kokosi mund të zëvendësojë një ëmbëlsirë të mirë, por përmbajtja e lartë e yndyrave të ngopura mund të rrisë nivelin e kolesterolit në gjak.

E nëse mendoni se një grusht qershish mund të jetë një zgjedhje e sigurt, mendohuni sërish! Qershitë përmbajnë një sasi të konsiderueshme sheqeri natyral, që mund të ndikojë negativisht në objektivin tuaj për të humbur peshë.

Pra, edhe pse frutat dhe perimet janë bazë e një diete të shëndetshme, zgjedhja e duhur dhe konsumi i moderuar janë çelësi për të arritur rezultatet që dëshironi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...