23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi anëtarë të rinj të BE deri në fund të mandatit tim

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, është shprehur e bindur se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarë të rinj në BE. Sipas saj, nëse kjo nuk ndodh, atëherë mandati i saj do të konsiderohej si një dështim.

Në një intervistë për *Radion Evropa e Lirë*, Kos theksoi se pret që Mali i Zi të anëtarësohet deri në fund të vitit 2026, dhe Shqipëria deri në fund të vitit 2027.
“Mund të përfundojmë me Malin e Zi si anëtar deri në fund të vitit 2026, dhe me Shqipërinë deri në fund të vitit 2027,” u shpreh ajo.

Në lidhje me Serbinë, komisionerja vuri në pikëpyetje seriozitetin e këtij vendi për anëtarësim në BE. Ajo tha:
“Më pëlqen të them që jam mbështetësja më e madhe e protestuesve, sepse nëse Serbia është serioze për rrugën drejt BE-së, atëherë duhet të japë rezultate.”

Në fokus të intervistës ishte gjithashtu edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një parakusht i domosdoshëm që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat për BE dhe të nisë procesin e anëtarësimit.
“Ne po presim për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Jam në kontakt me politikanët atje dhe ata pretendojnë se janë shumë në favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht që të mund të nisë procesi i negociatave ose të jepet statusi i kandidatit,” deklaroi Kos.

E pyetur nëse Bashkimi Evropian do të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, Komisionerja Kos tha:
“Jemi duke e diskutuar këtë çështje. Nëse shtetet anëtare do të jenë dakord për heqjen e tyre, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Por, për momentin, jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e masave.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...