23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Zyrtare nga “Marca”: Carlo Ancelotti largohet nga Real Madrid, merr drejtimin e Brazilit

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Brazilit. Gazeta prestigjioze spanjolle *Marca* raporton se ditët e trajnerit italian në krye të Real Madridit kanë marrë fund.

Sipas burimeve të *Marca*-s, Ancelotti ka arritur një marrëveshje me Federatën Braziliane të Futbollit. Pasi të përfundojë sezonin aktual me “Los Blancos”, ai do të marrë menjëherë drejtimin e “Seleção”, 5 herë kampionëve të botës.

Në marrëveshjen me Real Madridin është rënë dakord që Ancelotti të mos drejtojë ekipin në Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet pas përfundimit të sezonit.

Me këtë hap historik në karrierën e tij, Ancelotti synon të kompletojë arritjet e tij të jashtëzakonshme, duke kërkuar të fitojë edhe Kupën e Botës, pas fitoreve të shumta në nivel klubesh si futbollist dhe si trajner.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...