23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Ferma VIP 2: Erand Sojli emocionon publikun me rrëfimin prekës dhe surprizat nga familja

 

Aktori i njohur Erand Sojli ka prekur zemrat e publikut në “Ferma VIP 2”, me një rrëfim të sinqertë dhe të thellë emocional nga Plevica. Gjatë spektaklit, Erandi ndau historinë e jetës së tij, duke folur hapur për vështirësitë, arritjet dhe sakrificat që ka përjetuar ndër vite.

Një nga momentet më të ndjera ishte leximi i një letre të mbërritur nga vajza e tij 16-vjeçare, Greta. Në letrën plot dashuri dhe mbështetje, Greta i shkruante:

“Babi, jam Greta! Shpresoj që je mirë. Unë të kam ndjekur. Po ta dërgoj këtë letër për të thënë që jam mirë dhe po mendoj për ty. Vazhdo përpara me forcë dhe trego vlerat e tua pavarësisht çdo situate që ndodhesh. Gjithmonë mbaje mend mirë që të tregosh respekt për të gjithë dhe të mendosh për ta. Më pëlqen kur duhet të gatuash dhe të pastrosh, se e di që është sfidë e madhe për ty. Gjithsesi, shijoje eksperiencën. Kujdesu për veten dhe njerëzit rreth teje. Me dashuri, Greta!”

Letra emocionoi thellë aktorin, i cili më pas u pyet nga moderatorja Luana Vjollca lidhur me mënyrën se si vajzat e tij kanë përjetuar divorcin e prindërve. Erandi theksoi se, pavarësisht ndarjes, ai dhe ish-bashkëshortja janë gjithmonë pranë vajzave për çdo nevojë apo arritje të tyre.

“Të dyja vajzat janë rritur me ne në skena, projekte. Janë frymëzimi ynë për çdo gjë që kemi bërë. Greta është njeriu me të cilin hahem më shumë. Vajzat na kanë pranë, babi është me to kur i duhet. Unë kam shumë besim dhe jam shumë krenar me to. Forca ime më e madhe është prej tyre. Nuk kam qenë një baba tradicional, por kam pasur shumë besim tek to. Tek vajzat nuk ndikon divorci, përkundrazi, ato janë të rritura, e kuptojnë gjithçka”, u shpreh Erandi.

Por surprizat për aktorin nuk përfunduan me kaq. Ai pati një lidhje emocionuese në Skype me motrën e tij, Irisi, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë. Irisi i dha kurajë vëllait të saj, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për të:

Pjesë nga biseda emocionuese:

  • Irisi: “Përditë jam me terapi dhe nuk udhëtoja dot. Shpirti i motrës, jam shumë mirë. Jam shumë e lumtur që po flas me ty. Vajza, Gerta është këtu me mua, Sonja të përqafon shumë, por është me provime.”
  • Erandi: “Flokët janë të tuat apo paruke?”
  • Irisi: “Të mijat, më janë rritur! Të gjithë jemi me ty. Jemi shumë krenar me ty. Na ke nga mbrapa.”
  • Erandi: “Janë gjithë gjërat okej?”
  • Irisi: “Çdo gjë është okej. Forca, se nuk është ambient i lehtë. Jam e lumtur që s’ke telefona dhe kompjutera në duar, të komunikosh me natyrën. Je shumë i zoti për të përballuar gjërat, ke argumentin, mirësinë dhe tolerancën.”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...