23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Edi Rama: Më 11 maj vendoset e ardhmja europiane e Shqipërisë

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Rama nënvizoi se këto zgjedhje nuk janë thjesht një votë për një parti politike, por një moment vendimtar për rrugëtimin europian të vendit.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjesht zgjedhje për një parti. Nga ajo që do të ndodhë më 11 maj varet shumë ajo se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me BE”, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se Shqipëria ka sot një mundësi të artë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane, duke theksuar ndryshimin e madh që ka ndodhur ndër vite në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Janë 27 vende që vendosin së bashku për të hapur derën. Ne, kur kemi ardhur në detyrë në mandatin e parë, kemi qenë shumë larg asaj dere. Tani situata ka ndryshuar”, u shpreh Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Rama foli edhe për rëndësinë e pasaportës europiane për shqiptarët, duke shpjeguar se me anëtarësimin në BE, çdo qytetar shqiptar do të ketë të njëjtat të drejta si një qytetar i vendeve anëtare.

“Pasaporta që kemi sot është një dokument udhëtimi që na ndan nga qytetarët e BE. Kur ta marrim pasaportën europiane, do të kemi statusin e barabartë me qytetarët e BE”, tha ai.

Kryeministri shpjegoi gjithashtu procesin e negociatave, duke theksuar se ato përfshijnë punën e qindra ekspertëve nga të dyja palët dhe kërkojnë miratimin dhe zbatimin e një sërë ligjesh, vendimeve dhe standardesh.

“Ne i kemi nisur negociatat vitin e kaluar dhe na kanë thënë që t’i mbyllim për tre vite. Pse për tre vite? Sepse BE ka hapur derën dhe dëshiron që Shqipëria dhe Mali i Zi të bëhen anëtarë,” shtoi ai.

Në fund të takimit, Rama i bëri thirrje të rinjve dhe qytetarëve që të votojnë më 11 maj për një Shqipëri europiane dhe për një të ardhme të barabartë me atë të qytetarëve të Bashkimit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...