23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Skandal në Gjadër: Zhduken 16 emigrantë, reagimi i opozitës ndaj marrëveshjes Rama-Meloni

 

“La Stampa” në Itali raportoi sot se 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku ishin vendosur në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Sipas gazetës italiane, në kamp kanë mbetur vetëm 25 emigrantë nga 40 që kishin mbërritur fillimisht, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar për këtë situatë alarmante.

Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të forta politike në Shqipëri. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se kjo ishte një situatë e paralajmëruar nga opozita që në fillim, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e përdori marrëveshjen për propagandë dhe jo për zgjidhjen e krizës së emigracionit.

“Emigrantët e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Ramës! U paralajmërua që në krye të herës nga opozita që kampi i Gjadrit i ngritur sipas marrëveshjes me Italinë do shërbente për emigracionin e paligjshëm dhe grupet e trafikantëve do të drejtonin largimin ilegal për në Europë,” deklaroi Vasili.

Sipas tij, situata e krijuar dëshmon dështimin total të marrëveshjes dhe shndërrimin e territorit shqiptar në një bazë të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. “Marrëveshja me Italinë, e trumbetuar me aq bujë, degradoi për faqe të zezë dhe shërbeu thjesht për disa ditë propagandë për Ramën,” shtoi ai.

Deputeti opozitar paralajmëroi se çdo ditë e më shumë, shqiptarët do të përballen me pasiguri, kriminalitet dhe probleme të rënda si pasojë e politikave të qeverisë.

Ndërkohë, nga pala qeveritare nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me zhdukjen e emigrantëve dhe masat që do të ndërmerren për këtë incident që tashmë ka kaluar kufijtë e një problemi lokal dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...