23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

E mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë për ta paraqitur si vetëvrasje – Zbardhet krimi që tronditi Voskopojën

Një nga ngjarjet më tronditëse të viteve të fundit në Shqipëri ka marrë një kthesë të papritur, pasi pas shtatë vitesh hetimesh është zbardhur vrasja makabre e 18-vjeçarit Antonio Karafili, i cili më 14 qershor 2018 u gjet i varur në një pemë në pyllin e Voskopojës.

Fillimisht, ngjarja u trajtua si vetëvrasje, por këmbëngulja e familjes Karafili dhe dyshimet e forta që rrethonin rastin çuan në rihapjen e çështjes në maj të vitit 2021. Sot, hetimet kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë të rëndë: Antonio nuk u vetëvra, por u vra nga dy persona që ai i njihte mirë – e dashura e tij Kejsi Spahillari dhe i dashuri i saj i fshehtë, Rexhep Vathi.

Sipas dosjes hetimore, Karafili u mbyt me një çarçaf dhe më pas u var në pemë për të inskenuar një vetëvrasje. Krimi dyshohet se është kryer me paramendim dhe bashkëpunim të ngushtë mes Kejsit dhe Rexhepit, të cilët kishin krijuar një lidhje paralele pas shpinës së viktimës. Vetëm pak kohë pas krimit, në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi u vetëvra, ndërsa Kejsi Spahillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet në Kanada, ku besohet se ka krijuar një jetë të re dhe familje.

Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj 24-vjeçares masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj nga Kanadaja.

Rihapja e çështjes dhe dëshmitë tronditëse

Në momentin e ngjarjes, Kejsi ishte vetëm 17 vjeçe dhe personi i fundit që e kishte parë Antonion gjallë. Në dëshminë e saj të parë ajo kishte treguar për një takim sqarues me të ndjerin rreth orës 17:00, për një debat xhelozie dhe akuza për një lidhje të dyshuar paralele. Sipas saj, ata ishin ndarë rreth orës 20:00, dhe pak më vonë ajo kishte marrë vesh për “vetëvrasjen”.

Në vendngjarje mbërritën së bashku me prindërit e Antonios, ku nëna e tij, Mimoza Karafili, rrëfen se e gjeti të birin të varur në një degë pishe, në një mënyrë që qëllimisht dukej si vetëvrasje. Por hetimet e mëvonshme, ekspertizat forensike dhe kontradiktat në dëshmitë e dhëna, sollën zbardhjen e së vërtetës: Antonio Karafili u vra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...