23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Makina BMW përfshihet nga flakët në autostradën Laç–Mamurras – drejtuesi shpëton për mrekulli

Një ngjarje e frikshme është regjistruar këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, ku një automjet tip BMW është përfshirë papritur nga flakët, duke shkaktuar panik te drejtuesi i tij. Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Sipas dëshmive, zjarri nisi nga pjesa e përparme e mjetit, duke lënë shumë pak kohë për reagim. Drejtuesi, i alarmuar, braktisi menjëherë automjetin, ndërsa flakët përfshinë të gjithë karrocerinë. Brenda pak minutash, makina u shkrumbua totalisht përpara se të mbërrinin forcat zjarrfikëse të Laçit.

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjeti ishte i pashpresë për t’u shpëtuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një defekt në sistemin elektrik, por grupi hetimor vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...