23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Durrës – Kapet 18-vjeçari që tentoi të vidhte me dhunë 3 turiste italiane

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Dorjan Abazin, 18 vjeç, i cili akuzohet për tentativë vjedhjeje me dhunë ndaj 3 shtetaseve italiane në lagjen nr. 13, në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet zbuluan se i riu është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më 27 dhe 28 prill 2025, ku ai kishte thyer xhamat e dy automjeteve dhe kishte marrë sende personale. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi municion luftarak dhe sende të dyshuara si të vjedhura.

Ndërkohë, një tjetër shtetas, E. D., 36 vjeç, po procedohet penalisht në gjendje të lirë për “moskallëzim krimi”.

Operacioni “Provat” vazhdon në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur ngjarjet e tjera ku dyshohet përfshirja e të riut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...