23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Rama Përgjigjet Akuzave për Doreheqje dhe Pjesëmarrjen e Qeverisë në Çështje Gjyqësore: Populli Ka Kujtesë dhe Nuk I Beson Propagandës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave që kërkojnë largimin e tij për shkak të përfshirjes së disa personave të qeverisë në procese gjyqësore. Duke folur për mediat, ai e quajti këtë një përpjekje pa bazë, duke theksuar se përmes këtyre akuzave, disa individë po kërkojnë të realizojnë atë që nuk mund ta arrijnë në fushatën zgjedhore.

“Ku i ke parë këto dorëheqjet me asociacion? Unë e di që tanimë kjo historia e proceseve gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla, se atë që nuk realizojnë në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se do të shkrijë PS,” tha Rama, duke u referuar kritikëve që kërkojnë të godasin partinë e tij përmes hetimeve dhe proceseve ligjore.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se ata që bëjnë presion për të arritur këto rezultate janë të verbër ndaj realitetit, duke shtuar se populli është më i zgjuar dhe nuk është i prirur të besojë në propagandë të tillë. “Populli ka një kujtesë dhe për një arsyetim,” theksoi Rama.

Ai ngriti pyetje të forta duke iu drejtuar kritikëve: “Pse nuk ndodhën përpara këto procese? Pse nuk ndodhi që të shikonim dikë në pushtet që të hetohej, ndalohej, gjykohej e dënohej? Pse ndodh sot? Për shkakun tënd apo të kënetës tënde?”

Duke i lidhur këto akuza me përpjekjet për të pastruar emrat dhe përfitime të ngushta, Rama kritikon edhe përpjekjet për të përdorur drejtësinë në mënyrë të manipuluar. Ai ironizoi se “shkojnë për të futur bufin në lavanderi që t’i pastrohet damka e turpit nga balli,” duke iu referuar atyre që janë të përfshirë në skandale, ndërsa ngre pyetje për burimin e parave që janë shpërndarë për të mbrojtur interesat e ngushta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...