10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kardinali Becciu nuk do të marrë pjesë në Konklavë për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinali Giovanni Angelo Becciu, një nga figurat më të fuqishme në Vatikan, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Konklavën që do të zgjidhë drejtuesin e ri të Kishës Katolike. Ai tha se ky vendim ishte marrë për të respektuar vullnetin e Papa Françeskut dhe për të ruajtur unitetin e Kishës.

“Kam vendosur t’i bindem, siç kam bërë gjithmonë, vullnetit të Papa Françeskut për të mos hyrë në Konklavë, teksa insistoj në pafajësinë time,” shprehu ai.

Kardinali Becciu, 76 vjeç, ndodhet aktualisht në pritje të gjykimit të shkallës së dytë pas një dënimi me pesë vjet e gjashtë muaj burgim dhe ndalim të përhershëm nga postet publike për keqmenaxhim fondesh dhe mashtrim kundër Selisë së Shenjtë. Ai ishte i përfshirë në një çështje të njohur lidhur me investimin në një ndërtesë luksoze në Sloane Avenue në Londër, për të cilën ka insistuar se është i pafajshëm.

Konklava për zgjedhjen e Papës të ri do të nisë më 7 maj, pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Procesi do të vazhdojë me dy votime në mëngjes dhe dy në pasdite, derisa të zgjidhet Papa i ri me një shumicë të kualifikuar prej dy të tretash.

Zhvillimet në Konklavë do të drejtohen nga Kardinali Pietro Parolin, ndërsa bisedimet mes kardinalëve kanë filluar për të ndihmuar në krijimin e konsensusit për udhëheqësin e ardhshëm të Kishës Katolike.

Vendimi i Becciu, një nga figurat më të përfolura të Vatikanit, bën që procesi i zgjedhjes së Papës të jetë edhe më i ndjeshëm. Sytë e botës tani janë drejtuar nga Vatikani për zhvillimet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...