23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Gjykimi për grabitjen ndaj Kim Kardashian: një nga autorët shpreh pendesë, por mohon fajin

Është zhvilluar gjyqi për grabitjen famëkeqe të Kim Kardashian, ngjarje që ndodhi në tetor të vitit 2016 në Paris dhe që tronditi botën e showbiz-it. Në qendër të seancës gjyqësore ishte Yunice Abbas, 71 vjeç, një nga autorët e dyshuar të grabitjes, i cili për herë të parë shfaqi një formë pendese të vonuar për krimin.

“Këtë herë pendohem për atë që bëra,” deklaroi Abbasi gjatë dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, duke shtuar se përkundër kësaj, ai nuk e ndjen veten fajtor për ngjarjen.

Abbasi, i cili ka një të kaluar kriminale të mbushur me akuza për vepra të rënda përfshirë trafik droge, tha para trupës gjykuese se vetëm tani ka arritur të kuptojë traumën që i ka shkaktuar viktimës, në këtë rast yllit të njohur të televizioneve dhe rrjeteve sociale, Kim Kardashian.

Deklaratat e tij janë raportuar nga BBC, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon në Paris, me përfshirjen e edhe disa të pandehurve të tjerë. Ngjarja në fjalë ndodhi në një hotel luksoz në Paris, ku Kim Kardashian u grabit nën kërcënimin e armës dhe u mbajt e izoluar, ndërsa autorët u larguan me bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar në javët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...