6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Stivi nuk është larguar, është këtu”: Ditëlindja e heshtur e një engjëlli të vrarë

“Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë ditë!” — me këto fjalë që burojnë nga zemra e një nëne që nuk rresht së ndjeri, Aurela Toshka përkujton ditëlindjen e 22-të të djalit të saj, Stiven Toshka. Ajo nuk e feston me dhurata, por me lot. Nuk ka këngë, por lutje. Kjo është një ditëlindje që ndodh mes mungesës dhe dashurisë së përjetshme.

“Gëzuar ditëlindjen, jeta ime! Ti je drita ime në errësirë. Ke lindur për të jetuar në përjetësi, biri im!” — uron ajo, ndërsa tollumbacet e bardha ngrihen drejt qiellit, duke mbartur mallin e një zemre që rreh me kujtime dhe dhimbje.

Në vend të festës, në vend të buzëqeshjes, këtë vit erdhi një përkujtimore: një pllakë graniti në gjimnazin “Partizani”, vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Aty ku dikur Stivi qeshte me shokët e klasës, tani qëndron një mbishkrim që i flet çdo kalimtari:

“Në kujtim të Stiven Toshkësit, ish-nxënës i gjimnazit Partizani – vetëm dashuri dhurove, fluturo në dimensione më të larta.”

Stivi ishte më shumë se një student. Ishte ëndërrimtar, piktor, sportdashës, udhëtar i pasionuar. Një djalë me buzëqeshje që ndriçonte çdo ambient, me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Donte të bëhej biznesmen, të kishte restorantin e tij. Punoi që 17 vjeç, menaxhoi një lokal, ëndërroi teknologjinë dhe dizajnin. Ishte një shembull për shokët, një dritë për familjen, një emër që e thërrisnin me dashuri në çdo cep të lagjes.

Por jeta e tij u këput pabesisht në Natën e Kadrit, mes 17 dhe 18 prillit 2023, nga një thikë në dorën e një bashkëmoshatari, shumë pranë shtëpisë së tij.

Kujtimi për të jeton me më shumë forcë se kurrë. Ai nuk u largua. Ai është këtu, në çdo rrugë që s’e eci dot, në çdo ëndërr që s’arriti ta përmbushë, në çdo zemër që e deshi dhe e do ende. Ai është Stivi. Djali që dhuroi vetëm dashuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...