10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Berisha në Vlorë: “11 Maji është dita e zgjedhjes së anës së drejtë të historisë”

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Vlorës, ku u prit me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë. Në fjalën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e datës 11 maj, duke e cilësuar atë një moment historik për Shqipërinë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin “anën e drejtë të historisë” dhe të kthejnë vendin drejt vlerave të lirisë, dinjitetit dhe mirëqenies.

Në një mesazh të fuqishëm drejtuar qytetarëve të Vlorës dhe Shqipërisë, Berisha denoncoi thellimin e varfërisë dhe mjerimit të pensionistëve shqiptarë, duke përmendur se 760 mijë burra e gra jetojnë sot në kushte të vështira ekonomike, ndërkohë që qeveritarët po pasurohen në kurriz të tyre. Ai e shfrytëzoi këtë moment për të bërë thirrje për një ndryshim, duke u angazhuar se Partia Demokratike do të kthejë dinjitetin dhe pasuritë e shtetit te qytetarët e ndershëm.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetareve dhe qytetarëve të Vlorës që përcillni sot me këtë mesazh, me këtë miting, mesazhin e fitores në të katër anët e Shqipërisë.

Mirënjohje të pakufishme ndaj jush!

Dhe një përshëndetje për qytetarët e qarkut të Vlorës kudo që janë sonte, nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme.

I dashur zoti Bujar Leskaj, udhëheqës politik i PD dhe ASHM për qarkun e Vlorës.

I dashuri zoti Hysni Sharra, kryetar i PD për Vlorën.

Të dashur kandidate dhe kandidatë, përfaqësues të qytetarëve të qarkut të Vlorës, burra dhe gra të shkëlqyer, të mrekullueshëm, dinjitozë, krenari për Vlorën, për PD-në dhe për Shqipërinë.

Të dashur miq, unë vij sonte tek ju për të sjellë gjithashtu mesazhin e fitores nga mbarë Shqipëria.

FOTO+VIDEO/ Mjeku Toshkëzi, Konsull Nderi në Filadelfia, titulli i dorëzohet nga ambasadori Bushati, i pranishëm dhe John Alite
E një fitoreje, e cila nuk është dhe nuk do jetë fitore e një parti, as edhe e një koalicioni, por do jetë fitore e çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi, që kërkon të jetojë me nder dhe dinjitet në Vlorë dhe Shqipëri.

Që kërkon që fëmijët e tij të ndërtojnë ëndrrën më të bukur të jetës në Vlorë dhe në Shqipëri.

Miqtë e mi, 11 Maji si rrallë ndonjëherë në histori, është një ditë që ndan historinë. Është një orë, është një ditë historike për çdo qytetar të këtij vendi.

Me 11 Maj ne zgjedhim midis krahut të drejtë të historisë, anës së drejtë të historisë apo humnerës, apo boshatisjes masive të këtij vendi.

Ne zgjedhim anën e drejtë të historisë dhe besimin absolut se Vlora dhe vlonjatet, me mençurinë e tyre epike, me 11 Maj votojnë anën e drejtë të historisë kombëtare, të historisë së tyre.

Të zgjedhësh anën e drejtë të historisë do të thotë para së gjithash të zgjedhësh dinjitetin tënd si njeri.

Të zgjedhësh lirinë dhe vlerat e saj.

Por miq, ne jemi një komb me një përvojë të gjatë. Ne e kemi provuar se varfëria është tirani.

Se varfëria nëpërkëmb dhe shkelmon dinjitetin.

Dhe çfarë ndodh sot? Sot ne kemi 760 mijë burra dhe gra, njerëz që kanë ndërtuar Vlorën dhe Shqipërinë, dhe që shumica dërrmuese e tyre numërojnë kafshatën. Nuk blejnë dot ilaçet. Nuk ulen dot në një kafene, por gjejnë stolat e ftohtë për të takuar një mik ose një shok.

Sepse jo se Vlora nuk është e pasur, Vlora është shumë e pasur.

Jo sepse Shqipëria nuk është e pasur, Shqipëria është shumë e pas.

Por sepse me paratë e pensioneve të tyre, një grusht qeveritarësh ndërtuan parajsën e tyre. I vodhën ato.

“Konflikti nisi disa ditë më parë, zbritën nga makinat dhe…”, zbardhet dinamika e pl*gosjes së 5 personave në Laç
Miq, po vija këtu në Vlorë dhe rikujtova, rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në territorin e Shqipërisë, është 35 metra e gjerë.

Kjo rrugë ishte planifikuar të ndërtohej, është 24.5 kilometra, do ndërtohej me 42 milionë euro. Kaq ishte firmosur kontrata. Por meqenëse ishin zonat e habitatit, na dolën shumë punë me shoqatat, të cilat i përgëzoj dhe bashkë me Komisionin Europian u detyruam të ndryshojmë projekt dhe natyrisht koha u zgjat dhe kostoja u rrit.

Po sa u rrit? U rrit nga 1.7 në 2.4 milionë euro. Rruga më e gjerë e Shqipërisë u ndërtua në vitin 2012 me 2.4 milionë euro.

Rruga e Arbrit, e gjerë 10 apo 11 metra është ndërtuar me 11 milionë euro kilometri.

Unaza e Madhe, më e ngushtë se rruga e Vlorës, kushtoi 17 milionë euro kilometri.

Pse u ndala unë në këto hesape? Vetëm për t’u treguar pensionistëve se si u vodhën pensionet e tyre nga këta të pangopur, nga këta të pashpirt, që kur erdhi puna në janar solli buxhetin 8 miliardë dhe kapardisej se ishte buxheti më i madh në histori.

Ne i thamë të votojmë pensionin minimal 200 euro. Jo, tha, kjo na çon në humnerë.

Në çfarë humnere na çon kjo t’u japim atyre burrave dhe grave minimumin e atyre që u takon, të cilët trajtohen në mënyrën më çnjerëzore.

Pra, të votosh anën e drejtë të historisë do të thotë të votosh dinjitetin tënd në radhë të parë.

Dhe unë garantoj shqiptarët se pasuritë e tyre, se fondet e tyre do u kthehen para së gjithash atyre dhe vetëm atyre.

Vlora dhe vlonjatët në kohërat më të vështira kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë.

Kam bindje absolute se me 11 Maj do jenë në krye të anës së drejtë të historisë.

Burrat dhe gratë që duan lirinë nuk mund të pranojnë burgosjen politike.

Nuk mund të pranojnë farsën elektorale.

Nuk mund të pranojnë dhunimin e të drejtave të qytetarëve.

Vlora dhe vlonjatët më 11 Maj do qëndrojnë në anën e drejtë të historisë.

I thërret historia sepse me 11 Maj ndahen me regjimin që boshatisi më shumë se kushdo tjetër Shqipërinë.

Miq, çfarë kombi jemi ne sot?

Sot pasi humbëm 600 e ca mijë të rinj në dherat e tjera në vendet e tjera, OKB na shpall si kombin me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.

Kjo është sirenë, kjo është klithmë në shpirtin e çdo shqiptari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...