14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Klos – Humbet 29-vjeçari Ardit Beshiri pas çarjes së një rezervuari uji, familja apelon për ndihmë nga shteti

Prej dy ditësh, 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas një ngjarjeje tragjike në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos, ku një rezervuar uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit është çarë, duke përmbytur zonën përreth.

Familjarët e të riut kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve shtetërore, duke theksuar se gjetja e trupit është e pamundur pa aparatura të posaçme. Kushëriri i tij, Mevlan Taraj, tha për mediat se terreni i thyer ka penguar kërkimet me mjete tradicionale, ndërsa theksoi se vullnetarët, disa ushtarë dhe efektivë policie janë të vetmit që po përpiqen ta gjejnë trupin.

“Ka një kompani turke që mendohet se ka aparaturat për të gjetur trupin, por nuk e dimë emrin. Kemi dëgjuar se një rast i ngjashëm është zgjidhur në Vaun e Dejës me ndihmën e tyre,” u shpreh Taraj.

Ndërkohë që shpresa për gjetjen e 29-vjeçarit bie çdo orë, familja është e tronditur dhe apelon që shteti të mos qëndrojë spektator në një dramë që mund të prekë çdokënd. Kërkimet vijojnë me vështirësi në një terren ku makineritë nuk mund të depërtojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...