24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, përballet me akuzën e fshehjes së të ardhurave në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka dhënë dëshminë e saj sot në SPAK, ku është pyetur nga hetuesit lidhur me hetimet në vazhdim për çështjen e përfshirjes në një skemë korruptive. Sipas burimeve, Xoxa i është komunikuar një akuzë tjetër, atë të fshehjes së të ardhurave.

Xoxa ishte paraqitur më herët në prokurori në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar ndaj saj më 12 shkurt. Hetimet intensive kanë nxjerrë në dritë fakte dhe dokumente të reja që lidhen me kompanitë e saj, të cilat kanë përfituar fonde jo vetëm nga Bashkia e Tiranës, por edhe nga bashki të tjera në vend.

Bashkë me bashkëshortin e saj, Erion Veliajn, Ajola Xoxa dyshohet se ka ndihmuar në ndërtimin e një mekanizmi kompleks korruptiv për të përvetësuar fonde publike, të cilat transferoheshin si ryshfet nga kompani kontraktore dhe OJF që përfitonin fonde nga Bashkia e Tiranës.

Ajola Xoxa është akuzuar për tre vepra penale: mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht, ndaj saj ishte caktuar masa “Arrest shtëpie”, e ndryshuar më pas në “Detyrim paraqitje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...