23.3 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

E vërteta që Disney nuk ju tregoi kurrë: “Në kërkim të Nemos” bie poshtë biologjikisht – dhe historia bëhet tronditëse

Filmi i animuar i Disney-t dhe Pixar-it, “Në kërkim të Nemos” ka emocionuar prej vitesh miliona shikues me aventurën prekëse të një babai peshk që sfidon oqeanin për të gjetur të birin e humbur. Por, nëse historia do të bazohej në fakte të sakta shkencore, ajo do të kishte marrë një kthesë tërësisht të pazakontë – madje, për disa, shqetësuese.

Sipas biologjisë detare, të gjithë peshqit klloun lindin si meshkuj. Ata jetojnë në koloni të vogla ku ekziston vetëm një femër dominuese – e vetmja që riprodhohet. Në momentin që ajo vdes, mashkulli dominues i grupit shndërrohet në femër nëpërmjet një procesi të quajtur hermafroditizëm sekuencial. Më pas, ai zgjedh një tjetër mashkull për t’u çiftuar, duke mbajtur kështu strukturën shoqërore të kolonisë.

Ky fakt shkencor hedh një dritë krejt të re mbi ngjarjet e filmit. Nëse “Në kërkim të Nemos” do të ishte biologjikisht korrekt, atëherë Marlin, babai i Nemos, pas vdekjes së bashkëshortes së tij në skenën e parë tragjike të filmit, do të ishte kthyer në femër. Dhe duke qenë se Nemo ishte mashkull i vetëm në grup, çifti i ardhshëm riprodhues do të ishin… Marlin dhe Nemo.

Ky realitet biologjik është bërë viral në internet, veçanërisht pas një videoje të shpërndarë në Reddit që theksonte këto fakte. Reagimet e përdoruesve varionin nga e qeshura, te neveria dhe çudija.

“Kjo është arsyeja e vërtetë pse Nemo iku – për të mos u riprodhuar me mamin e tij të ri,” – shkruante me ironi një komentues.
“Nuk do ta shoh më kurrë këtë film në të njëjtën mënyrë,” – shtonte një tjetër.

Sipas National Library of Medicine, ndryshimi gjinor i peshkut klloun ndikohet nga nivelet e kortizolit, hormoni i stresit. Kur femra dominuese vdes, stresi te meshkujt bie, çka nxit procesin hormonal që bën të mundur tranzicionin gjinor.

Një tjetër fakt interesant është marrëdhënia simbiotike e peshqve klloun me anemonat e detit. Peshqit i përdorin anemonat për mbrojtje – falë tolerancës që zhvillojnë ndaj toksinave të tyre – ndërsa anemonat përfitojnë nga mbetjet ushqimore të peshqve dhe lëvizjet që i ndihmojnë të marrin më shumë ushqim.

Pra, ndonëse “Në kërkim të Nemos” do të mbetet një perlë e kinemasë së animuar për fëmijë dhe të rritur, natyra – si gjithmonë – është shumë më e çuditshme dhe befasuese se çdo trill artistik.

Dhe ndoshta, pas kësaj, do ta mendoni dy herë përpara se ta quani filmin “realist”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...