28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE duhet të hapë sytë

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të fortë pakënaqësie ndaj qeverisjes aktuale.

Gjatë një ndërhyrjeje në Parlamentin Europian, Salis deklaroi se mijëra qytetarë shqiptarë kanë dalë në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave që, sipas saj, nuk reflektojnë interesat e publikut.

“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit.

Shqipëria nuk është në shitje. Ajo që po shohim nuk është thjesht një lëvizje; është një betejë për sovranitetin popullor. Është një popull që po rimerr të drejtat e tij përballë logjikës dominuese ekonomike të kësaj axhende. Mendoj se Europa duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri, sepse kjo është diçka e rëndësishme për Bashkimin Europian. Ky është një popull i gjallë, i aftë të mobilizohet për drejtësi dhe liri”, u shpreh ajo.

Eurodeputetja, e njohur për angazhimin e saj në debatet mbi çështje që lidhen me Shqipërinë dhe zhvillimet në Zvërnec përmes amendamenteve të paraqitura në institucionet europiane, vlerësoi mobilizimin qytetar dhe kërkoi që situata të ndiqet me vëmendje nga Bashkimi Europian.

Sipas saj, ajo që po ndodh në Shqipëri nuk duhet parë thjesht si një protestë e zakonshme, por si një reagim i gjerë shoqëror për më shumë transparencë, drejtësi dhe përfaqësim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...