14.5 C
Tiranë
Thursday, September 18, 2025
spot_img

U rrëzua skela në qendër të Tiranës, bashkëshortja e trajnerit Bledi Shkëmbi padit firmën “Arlis Ndërtim”

Një ngjarje e ndodhur në janar 2024, ku një skelë hekuri u rrëzua nga një pallat në ndërtim i firmës “Arlis Ndërtim” sh.p.k., ka çuar në dyert e gjykatës biznesmenin Armand Lilo. Imelda Shkëmbi, një prej të plagosurve, e cila po kalonte në trotuar në momentin e incidentit pranë Presidencës, ka ngritur padi ndaj kompanisë ndërtuese, duke kërkuar dëmshpërblim financiar në vlera të konsiderueshme, për dëmet fizike dhe psikologjike të shkaktuara.

Për këtë rast, gjyqtarja Ina Hoxhaj është caktuar për të shqyrtuar çështjen. Viktima rezulton të jetë bashkëshortja e trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.

Incidenti çoi në arrestimin e tre personave të përfshirë në projektin ndërtimor – punëtorit Elton Osmanllari, sipërmarrësit Erjon Kanto dhe inxhinierit Zef Kalaj, të cilët më pas u liruan. Hetimet konkluduan se nuk ishin marrë masat e nevojshme të sigurisë në kantier, duke vënë në rrezik jetën e punëtorëve dhe kalimtarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mozzik ndalohet nga policia për orët luksoze, Noizy e thumbon në rrjet

0
Reperi Mozzik u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi u raportua se u ndalua nga autoritetet e Kosovës. Lajmi bëri xhiron e rrjeteve...

Justin Bieber thyen rekordin: 10 milionë dollarë për të hapur Coachella 2025

0
Justin Bieber ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe në historinë e festivalit Coachella, duke siguruar plot 10 milionë dollarë për të hapur edicionin e...

“20 vite burg për një telefon” – Historia e Leroy Douglas që tronditi Britaninë

0
Një rast i pazakontë nga Cardiff po ngjall debat mbi sistemin britanik të drejtësisë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç, ndodhet prej dy dekadash pas...

“Duart, këmbët dhe zhurma nuk janë argumente” – Rama vendos kufijtë në Kuvend, Diella...

0
Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot rëndësinë e respektimit të etikës parlamentare dhe hapësirës për opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai u...

Vrasja e Bujar Nasufit zbardhet, pronae kontestuar dhe vëllezërit Xhani pas ekzekutimit

0
Është zbardhur ngjarja e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i ekzekutuar në janar të këtij viti pranë banesës së tij në Tiranë, në sy...