35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Kukës – Dhunohet një punonjës i Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kukës, ku një inspektor i Policisë Rrugore është konfliktuar fizikisht me disa persona gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Kukësit, rreth orës 17:00, inspektori Q.D. ka raportuar se është sulmuar fizikisht në rrugën që të çon në fshatin Pobreg. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e detyrës së tij si efektiv policie.

Aktualisht, punonjësi i Policisë po jep kallëzimin pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga hetimet e para është identifikuar një prej personave të përfshirë në konflikt, i cili kishte pasur një përplasje verbale me policin edhe disa ditë më parë.

Policia njofton se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sulm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...